Përkthyesit tanë në vend dhe rajon ofrojnë përkthime të shpejta, me çmim të arsyeshëm, e të përshtatura në gjuhët angleze, shqipe, serbe e gjuhë të tjera.
Një numër organizatash publike e private në Kosovë dhe Ballkanin perëndimor ia besuan Trankosit realizimin e aktiviteteve të përkthimit sikurse përkthimin e materialeve për trajnim, për ndihmë ndërkombëtare, apo për lansim të ndonjë produkti. Përkthyesit në Trankos janë dëshmuar me përkthimin e materialeve prej më të ndryshmeve duke përfshirë ato afariste, qeveritare e akademike. Ne gjithashtu ofrojmë shërbime të specializuara siç janë rikrijimi i teksteve të marketingut (copywriting), titrime, anotime e të tjera.
Procesin e përkthimit dhe revidimit të teksteve e menaxhojmë me veglat e fundit elektronike ndihmëse si SDL Trados Studio dhe GroupShare, të cilat tutje perfeksionohen me aplikacionin si xBench. Kjo lloj teknologjie na mundëson produktivitet dhe kualitet të lartë të përkthimit me aplikimin e përhershëm të terminologjisë korrekte.
Kliko më poshtë për të parë nëse përkthejmë në gjuhën që dëshironi:
Edhe konferenca 1 ditore ose prezantimi 1 orësh i një produkti të ri mund të merr muaj të tërë për t’u përgatitur. Në Trankos e kuptojmë rëndësinë e komunikimit korrekt gjatë realizimit të kësaj pjese finale të punës suaj. Ne angazhojmë për klientët tanë vetëm interpretët më të kualifikuar e më të besueshëm me qëllim që ju të komunikoni drejt me pjesëmarrësit në konferencë, partnerin tuaj afarist, ose klientët lokalë.
Interpretët në Trankos kanë përvojë në përkthime me gojë gjatë vizitave shtetërore, seancave gjyqësore të nivelit të lartë, konferencave ndërkombëtare, trajnimeve, e ngjarjeve të tjera. Përkthyesit tanë punojnë si interpretë simultan, konsekutiv, përshpëritës/përcjellës dhe nga distanca.
Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e nevojshme për organizimin e ngjarjeve, sidomos atyre ku fliten disa gjuhë njëkohësisht (simultan). Për t’i mbështetur nevojat tuaja për komunikim në disa gjuhë, me pajisjet më të avancuara, ne përdorim brendin DIS, serinë digjitale DCS 6000. Sipas kërkesës, ofrojmë edhe audio-regjistrim profesional të takimeve dhe pajisje për prezantime. Brenda 2 orëve, jemi në gjendje ta instalojmë e testojmë një sistem të plotë për interpretim simultan kudo në Prishtinë. Sistemi zakonisht përmban:
1. Mikrifona, përfshirë ata ajror
2. Pranues ajror me deri 7 kanale
3. Altoparlantë varësisht madhësisë së vend-organizimit
4. Kabina të përkthyesve (opsionale) të ndërtuara sipas standardeve industriale.
Eksperti për audio do të jetë prezent në takim ose afër interpretëve që punojnë në distancë në çdo kohë për të garantuar funksionimin e pajisjeve.
Për shërbimet e kombinuara të përkthimit dhe interpretimit Trankos ofron çmime preferenciale.
Ne jemi përfaqësues për Kosovë i aplikacioneve SDL.
Derisa përkthimi mund të jetë relativ, kjo nuk vlen edhe për procesin. Për këtë arsye ne u rekomandojmë klientëve tanë që të investojnë në teknologjitë ekzistuese. Këto vegla elektronike i ofrojnë përkthyesit kontroll të plotë të hapësirës së punës dhe procesit të përkthimit. Teknologjia moderne gjithashtu mundëson mënyra të reja për shpërndarjen e burimeve dhe menaxhimin e tërë procesit të përkthimit, deri në faturim.
Veglat bashkëkohore elektronike hapin rrugë për metoda krejtësisht të reja të punës dhe bashkëveprimit në mes përkthyesve, agjensive, e zyreve të përkthyesve në organizatat shumëgjuhëshe.
Konsulentët tanë deri më sot kanë ndihmuar në themelimin dhe trajnimin e zyrave të përkthyesve, krijimin e fjalorthëve në letër apo elektronik, dhe kanë ndihmuar gjykatat e universitetet të zhvillojnë programet e tyre për trajnime gjuhësore apo të përkthimit.
Ne sot gjithnjë këshillojmë shfrytëzimin e veglave që gjenden në treg. Ne preferojmë veçmas SDL Trados – aq shumë sa jemi bërë edhe përfaqësues i tyre për Kosovë.
Duke ju ndihmuar në integrimin tuaj në ambient të ri, ne ofrojmë, përveç shërbimeve gjuhësore, edhe ndihmë logjistike dhe të transportit gjatë vizitës suaj në Kosovë dhe Shqipëri.
Ne ofrojmë shërbime për institucionet shumëgjuhëshe rreth prezantimeve të tyre kulturore, rikrijimit të teksteve të marketingut, dhe krijimit të titravev për qëllime specifike.